Ivanov: Sonte t’i urojmë fituesit, të mposhturit ta njohin legjitimitetin e të zgjedhurve

Pres, njejtë si edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kjo ditë të kalojë në atmosferë të qetë, demokratike. Sonte t’i urojmë fituesit, ndërsa të mposhturit ta njohin legjitimitetin e të zgjedhurve, deklaroi sot presidenti i vendit Gjorge Ivanov pasi që votoi në vendvotimi  në gjimnazin “Josip Broz Tito”.

“Pres sa më shçejtë të konstituohet përbërja e re e Kuvendit, të zgjedhet qeveria dhe qeveria t’i përmbushë të gjitha premtimet që i dha në periudhën parazgjedhore. Presim përfundimisht të dalim nga kriza politike dhe t’u përkushtohemi qëllimeve tona strategjike, ta kthejmë agjendën euroatlantike në vendin më të lartë, të jetë prioritet i shtetit”, potencon Ivanov.

Siç tha, jemi të vetëdijshëm për ngjarjet që na ndodhën viteve të fundit. Ky duhet të jetë mësim për të gjithë në politikë.

“Jemi të vetëdijshëm edhe për të gjitha sfidat në rajon dhe më gjerë. për këtë arsye na nevojiten institucionet me kapacitet të plotë të cilat do tëp përballen me të gjitha sfidat”, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button