Zaev: Për ndërtimin e rrugëve 600 milionë euro

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se në programin e tyre “Plan për jetë në Maqedoni” planifikojnë t’i investojnë 600 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në dy vitet e para. Janë planifikuar, siç deklaroi, 600 kilometra të reja autostradë, 550 kilometra rrugë lokale magjistrale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale.

Rrugë kryesore të cilat planifikojnë t’i ndërtojnë janë Veles – Prilep – Manastir – Mexhitlia, Shtip – Radovish – Strumicë, kufiri me Bullgarinë, Shtip – Koçan – Vinicë – Dellçevë, Gostivar – Kërçovë, Trebenisht – Strugë, – Qafthanë, Romanovc – Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë”, tha Zaev.

Qëllimi ynë, shtoi, është çdo qytetari, pa dallim nëse jeton në qytet apo fshat, t’i mundësohet të ketë rrugë qasëse dhe të sigurt, si dhe transport publik modern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button