Prokuroria e Hagës kërkoi burg të përjetshëm për Mlladiqin

Prokuroria publike e Hagës në ditën e sotme të fundit nga fjala përfundimtare në procesin gjyqësor kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve boshnjakë, gjeneralit Ratko  Mlladiq, kërkoi që Gjykata në Hagë t’i shqiptojë dënim me burg të përjetshëm.

“Do të paraqiste ofendim për viktimat, edhe për të mbijetuarit edhe për të vdekurit, por edhe ofendim për drejtësinë, nëse i shqiptohet cilido dënim tjetër përveç dënimit më të ashpër të paraparë me ligjin – burg të përjetshëm”, deklaroi prokurori i Hagës, Artur Traldi.

Mlladiq është i akuzuar sipas dy pikave nga akuza lidhur me luftën në Bosnjë e Hercegovinë, ku ngarkohet se qëllimi i tij ka qenë krijimi i shtetit të pastër etnik serb në BeH, ndërsa i përshkruhet edhe përgjegjësi për masakrën në Srebrenicë dhe për shumë krime të tjera të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button