Obama paralajmëron Trump

“T’i deklarosh luftë Islamit do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Amerikës”

“Stigmatizimi i myslimanëve është njësoj sikur vendi t’i shpallte luftë Islamit dhe do të inkurajonte ekstremistët duke sjellë një kosto humane dhe morale shumë të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu deklaroi presidenti në largim Barak Obama duke theksuar se si nuk duhet të silkesh në një shtet që është në luftë të përhershme. “Ky ëshët vendi i shpresës dhe jo i frikës, pohoi ai duke paralajmëruar pasardhësin e tij Donald Trump, se duhet të mbështesë mbrojtjen e të drejtave civile pasi është pjesë e betejës kundër terrorizmit.

Donald Tramp i cili do të ulet në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar, ka propozuar nënshtrimin e emigrantëve që vijën nga disa vende të caktuara, pjesa më e madhe muslimanë, ndaj një mbikqyrjeje ekstreme të bazuar në teste ideologjike. “Jemi një vend që kemi derdhur gjk kundër këtij lloj diskriminimi dhe normash arbitrare,” theksoi Obama pa përmendur në mënyrë të qartë Tramp.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e godasin rëndë shtetin islamik sipas Obamës i cili mbrojti në këtë mënyrë dhe politikën e tij për luftën ndaj terrorizmit. Në fudn ai apeloi që të ndihmohen refugjatët që kërkojnë një jetë më të mirë. Ndërsa Guantanamon e cilësoi dhe njëherë si një turp kombëtar duke kërkuar që të mos bllokohen më përpjekjet për mbylljen përfundimtare të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button