Pakistan, rrëzohet avioni me 40 persona në bord

Një aeroplan i Linjës Ajrore Ndërkombëtare të Pakistanit është rrëzuar sot me 40 persona në bord në veri të vendit, raportojnë mediat lokale.

Raportohet se aeroplani e ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit rrugës nga Chitral për në Islamabad, sipas një komunikate të kësaj linje ajrore, transmeton Express.

“Të gjitha resurset janë duke u mobilizuar për ta gjetur vendndodhjen e aeroplanit”, ka thënë ajo.

Një zyrtar policor rajonal ka thënë për Reuters se aeroplani është rrëzuar afër Hevalian, 70 kilometra larg Islamabadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button