Tramp kundër porosisë të “Boing-ut” të ri për president

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka thënë se do që të shkurtojë shpenzimet qeveritare duke anuluar urdhrin për aeroplanë të rinj për të bartur presidentin amerikan.

“Boing është duke ndërtuar një markë të re të Air Force One 747 për presidentët e ardhshëm, por shpenzimet janë jashtë kontrollit, mbi 4 miliardë dollarë. Urdhri do të anulohet”, ka shkruar Tramp në Twitter, transmeton MIA.

Qeveria ka kontratë me Boing-un për të krijuar dy ose më shumë aeroplanë të rinj.

Ata do të hynin në shërbim rreth vitit 2024.

Aksionet e Boing-ut kanë rënë për më shumë se 1 përqind, pas postimit të Trampit, transmeton REL.

Tramp merr detyrën nga 20 janari i vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button