Katy Perry promovon Erën (Foto)

Artistja e njohur amerikane, Katy Perry, ka promovuar këngëtaren shqiptare Era Istrefi, duke shkruar për të në profilin e saj të rrjetit social Twitter. Perry ka vlerësuar këngën e Istrefit, të titulluar “Bon Bon”, transmeton lajmi.net.

Katy Perry ka shpërndarë në profilin e saj në Twitter këngën e Era Istrefit, të titulluar “Bon Bon”,  duke dhënë vlerësim të lartë për këngëtaren nga Kosova, e cila së fundmi ka deportuar edhe në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Krijuesja e hitit “Fireworks”, ka përdorur një frazë nga fjalori urban i gjuhës angleze për ta komentuar këngën e Erës. Ajo ka thënë se kënga e shqiptares nga Kosova është e thellë dhe që mund të kuptohet vetëm nga njerëzit që janë admirues të vërtetë të muzikës dhe e njohin atë.

Kënga e Era Istrefit, paraprakisht ishte publikuar nga një llogari tjetër e fansave të Katy Perryt, të cilit e kishin “nominuar” këngën e Erës si një nga më të mirat e vitit.

Perry e shpërndau këtë postim në profilin e saj në Twitter – me 94 milionë ndjekës – dhe komentoi mbi video: “Shumë e thellë, pajtohem [se është hit i vitit 2016]”.

Era Istrefi ka nënshkruar para disa muajsh kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”, dhe është duke përgatitur album të ri të cilin pritet ta publikojë vitin e ardhshëm.

katz_1481043037-2102323

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button