Mot me vranësira dhe shi deri të hënën

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira. Pasdite dhe gjatë fundit të ditës diku edhe me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e mesme juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri tetë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë edhe erë e dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 12 gradë Celsius.

Deri të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe me shi të përkohshëm lokal, ndërsa temperatura do të ulet gradualisht

Lajme të ngjashme

Back to top button