Maqedoni: Në vitin akademik 2015/16, 428 qytetarë kanë paraqitur disertacion doktorati

3.034 qytetarë janë regjistruar në vitin akademik 2015/2016 në studimet postdiplomike, ndërkaq disertacion doktorati kanë paraqitur 428 qytetarë, kështu tregon publikimi i Entit Shtetëror për Statistika (ESSH), e cila e trajton këtë fushë, njofton Portalb.

Nga ana tjetër, të dhënat nga Agjencisë për Punësim tregojnë se për momentin ka 12.693 të papunësuar me shkollim të lartë, 913 magjistra dhe 26 doktorë të shkencave. Por, ky evidentim nuk është preciz, pasi që Agjencia bën strukturim të papunësuarve duke i pasur parasysh vetëm ato 103.646 të papunësuar që paraqiten çdo muaj, ndërkaq nuk i ka analizuar ato që paraqiten në 6 muaj. Kësi lloj ka 95.500, ashtu sikur edhe ata që aspak nuk paraqiten në Agjencinë, por për sigurim shëndetësor paraqiten drejtpërdrejt në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Sipas publikimit, studentë të regjistruar në studime postdiplomike në vitin 2015/2016 ka më shumë në drejtimet e shkencave shoqërore. Në mesin e tyre, më së shumti interes ka pasur për regjistrim në Fakultetin e Drejtësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button