Maqedonia lëshoi fitoren nga duart në sekondën e fundit (FOTO)

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll në sallë ndeshjen e parë të ndeshjen miqësore “Shkupi 2016”, në kuadër të përgatitjeve për ciklin kualifikues rë KE që do të mbahet vitin e ardhshëm në Slloveni, ka barazuar kundër Bosnjë e Hercegovinës me rezultat 2:2.

Ferid Agushi në duel ndaj BeH
Ferid Agushi në duel ndaj BeH

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në sallën “VIP Arena” përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa iniciativa dhe disa raste konkrete kishte reprezentacioni i Maqedonisë. Mysafirët nga BeH në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Boshkoviq në minutën e 22-të, kaluan në epërsi, ndërsa Maqedonia barazoi në minutën e 34-të me anë të Pavlloviqit për 1:1.

Konsultim i seleksionisueit Ivan Bozhoviq me futbollistët
Konsultim i seleksionisueit Ivan Bozhoviq me futbollistët

Boshnjakët kishin rastin që të kalojnë në avantazh pesë minuta para fundit, por portieri Petrovski ndali topin me sukses. Maqedonia kaloi në epërsi në minutën e fundit kur nga gjuajtja e lirë shënoi braziliani i natyralizuar De Souza për 2:1, ndërsa pikërisht në sekondën e fundit Allajxhiq barazoi rezultatin në 2:2.

Përshëndetje mes futbollistëve të Maqedonisë dhe BeH pas ndeshjes
Përshëndetje mes futbollistëve të Maqedonisë dhe BeH pas ndeshjes

Për reprezentacionin e Maqedonisë ftesë kishin marrë edhe katër futbollist shqiptar, Taulant Ismaili, Ferid Agushi, Erkan Seferi dhe Sedat Ziberi, ndërsa seleksionuesi Ivan Bozhoviq ju dha mundësi vetëm Ismailit dhe Agushit.

Turneu “Shkupi 2016” vazhdon edhe nesër me ndeshjen BeH – Portugalia, ndërsa do të përfundojë të mërkurën kur me fillim nga ora 17 takohen Maqedonia dhe Portugalia. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button