Shfaqet traileri i parë i filmit “Mumie” me Tom Cruise (VIDEO)

Shfaqet filmi i parë trailer “Mumia”, ku rolin kryesor e interpreton aktori Tom Cruise.

Bëhet fjalë për vazhdimin e katërt të aksionit avanturesk “Mumia”, ku partnere e Tom Cruise është aktorja e re franceze Sofia Boutella e cila luan rolin e mumies.

Në filmin e regjisorit Alex Kurtzman luajnë edhe Annabelle Wallis, Jake Johnson, Courtney B. Vance dhe Russell Crowe.

Filmi zhvillohet nën moton “Bota e perëndive dhe përbindëshve”, ku në këtë film do të përpiqen që të ringjallin sa më shumë përbindësh si Drakula, Frankenshtajni, gjuetari i vampirëve Van Helsing dhe përbindëshi nga Laguna e zezë.

Filmi në kinema arrin më 9 qershor të vitit të ardhshëm. Rikujtojmë se debutimi i “Mumia”-s në ekranin e madh ishte në vitin 1932, ku mumien në atë kohë e luante aktori Boris Karloff.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button