UNHCR: Evropa të ofrojë mbështetje për refugjatët

Në një dokument të prezantuar sot në Bashkimin Evropian (BE), UNHCR, Agjencia e OKB-së për refugjatët, bëri thirrje për reforma të thella në angazhimin global të Evropës ndaj refugjatëve, duke përfshirë sistemin evropian të azilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi për media nga Zyra e UNHCR-së në Maqedoni kjo organizatë (UNHCR) ka kërkuar nga Evropa të ofrojë mbështetje më të madhe strategjike për vendet e origjinës, azilit dhe transitin e refugjatëve, ti rishikojë përgatitjet për situatat e emergjencës me qëllim që t’u përgjigjet refugjatëve dhe emigrantëve të ardhur dhe të vendos një sistem më efikas dhe më të mirë menaxhues të azilit.

Gjithashtu kërkohet investim më i madh nga ana e vendeve anëtare të BE-së në integrimin e refugjatëve, përfshirë vendosjen, punësimin dhe trajnimin gjuhësor.

“Vitin e kaluar, Evropa nuk arriti të zbatojë marrëveshje kolektive, përgjigje menaxhuese në sfidat nga arritja e më shumë se një milion refugjatëve dhe migrantëve”, tha Komisari i lartë për refugjatë në OKB, Filipo Grandi.

“Kjo solli deri në skena dhe kaos në kufijtë, të cilët sollën deri te rrënimi i besimit të opinionit në kapacitetin e qeverive që të udhëheqin me situatën dhe u bëri shërbim atyre që deshën që refugjatët t’i shndërrojnë në viktima. Është me rëndësi që vendet-anëtare të BE-së të tregojnë përmes veprimit kolektiv, se Evropa është e aftë që në mënyrë të hapur dhe parimore të angazhohet rreth lëvizjeve të refugjatëve, të ndihmojë në stabilizimin e rrjedhave të refugjatëve në afat të gjatë përmes angazhimit të jashtëm më strategjik ndërsa në ndërkohë të vazhdojë me pranimin e refugjatë”, thuhet më tej.

Dokumenti i UNHCR-së “Mbrojtje më e mirë për refugjatët në BE dhe globalisht” parashtron një vizion praktik për atë se si mund të arrihet ajo në BE dhe në botë.

Në mesin e propozimeve kryesore janë edhe masat për ballafaqim me arsyet pse refugjatët ikin dhe vazhdojnë të lëvizin, rritjen e sigurisë në rrugë për refugjatët drejt Evropës dhe sistem të thjeshtëzuar të azilit që do ti identifikojë, regjistrojë dhe procesuojë personat e sapoardhur me ç’rast do të kontribuojë për kthimin e shpejtë dhe efikas të besimit tek opinioni.

“Tani është momenti për vizion të ri në angazhimin e Evropës rreth krizës globale me refugjatët”, tha Grandi.

Në kumtesën e UNHCR-së thuhet se puna në elementet e Sistemit ekzistues evropian të azilit (CEAS) dhe disa reformave të propozuara nga ana e Komisionit Evropian, propozimet e UNHCR-së do të sillnin deri tek thjeshtëzimi i sistemit për azil që do të siguronte qasje deri te territori, regjistrim adekuat dhe pranimin e personave të rinj, ndarjen e përgjegjësive për azilkërkuesit ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së dhe sigurinë që vendet-anëtare të jenë të përgatitura të ballafaqohen me detyrën.

Rikujtojmë se në intervistën e mëparshme për AA, përfaqësuesi i UNHCR-së në Maqedoni, Mohamed Arif, shprehu shqetësimin për situatën me refugjatët të cilët ndodhen në qendrat tranzitore të pranimit në Maqedoni, duke theksuar se situata me refugjatët të cilët qëndrojnë më shumë se 6 muaj në qendrat transitore është shqetësuese, për shkak se qendrat nuk janë adekuate për qëndrim të gjatë të refugjatëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button