Partitë politike në Maqedoni nënshkruan marrëveshje me “Eco Guerilla”, VMRO dhe BDI bojkotojnë

Në prag të Zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor 2016, Lëvizja “Eco Guerilla” i ka dërguar një thirrje partive politike që garojnë në Njësinë Zgjedhore 6.

Në këtë dokument që u nënshkrua nga disa parti që garojnë në këto zgjedhje kërkohet që deputetët të cilët do zgjidhen për të shërbyer në mandatin e ardhshëm të angazhohen që në 6 muajt e parë të punojnë në tre pika kryesore sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor.

Partitë pjesëmarrëse dhe nënshkruese të kësaj deklarate janë: Partia për Prosperitet Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë.

Edhe nga LSDM thanë se do ta nënshkruajnë këtë deklaratë por nuk ishin prezent.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe nga VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button