Koxias: Athina dhe Shkupi kanë marrëdhënie miqësore

Greqia ka marrëdhënie miqësore me fqinjin verior dhe të dy vendet bënë disa hapa, mes të cilave edhe masat për ndërtim të besimit të cilat filluan të implementohen.

Këtë e deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias, pas takimit të mbrëmshëm me shefin e diplomacisë gjermane Frenk-Votler Shtajnmaer.

“Diplomatët e të dy vendeve bëjnë punë të rëndësishme dhe të madhe, madje do të them se është aq intensive, si me asnjë vend tjetër. Tani ndërtojmë gazpërçues nga Selaniku deri në Shkup, do të ndërtohet linjë e re hekurudhore nga Lerini deri në Manastir”, informon Koxias.

Ai gjithashtu shtoi se të dy vendet vendosën bashkëpunim mes universiteteve, policisë dhe këmbim të informacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button