Donçev kërkon që PSP të hetojë si u gjykua Boshkoski me dëshmitar të rrejshëm, të mbrojtur

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 1, Den Donçev i koalicionit VMRO për Maqedoni me ekipin e tij sot pati më shumë takime me qytetarët e komunës së Karposhit, Vodnos, si dhe me Prokurorinë Speciale Publike, njofton Plusinfo.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë që PSP të hetojë rastin e arrestimit dhe të procesit gjyqësor të Lube Boshkoskit” tha Donçev.

Sipas tij, dëshmitari i mbrojtur jo vetëm që nuk është paraqitur në gjykatë, por gjithashtu është i rrejshëm. Rrjedhimisht, nëse nuk ka pasur aspak dëshmitarë, don të thotë se ndaj Boshkoskit nuk ka pasur fare rast dhe i pafajshëm ka qëndruar pesë vite në burg. Kjo, sipas tij, nënkupton se askush në këtë shtet nuk mund të ndjehet i sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button