Gjendet mumia 2000 vjeçare me qerpikë dhe flokë (FOTO)

Ajo mund të jetë 2100 vjeç por vazhdon të ketë qerpikë, flokë, lëkurë të butë dhe gjymtyrët mund të vazhdojnë të përthyhen. Zonja Dai është mumia më e mirë e ruajtur ndonjëherë në histori.

Trupi i mumies i përket Xhin Zhui, e cila ka qenë gruaja e Marquis Dai dhe ka jetuar gjatë dinastisë Han. Ajo mendohet se ka vdekur sepse ka qenë obeze dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut, arteriet e mbyllura, diabeti dhe nga dëmtime të shumta në zemër.

Varri i saj u zbulua brenda një kodre në Hunan, Kinë nga disa punëtorë që ishin duke kërkuar një strehë për të mos patur ftohtë. Shkencëtarët mbetën të mahnitur kur panë sa mirë ishte ruajtur trupi i saj dhe të gjitha organet e brendshme së bashku me gjakun e saj të tipit A.

 

 

800px-Xin_Zhui_3.JPG

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button