Trembëdhjetë persona e kanë humbur jetën në një zjarr pyjor në Tenesi

Trembëdhjetë persona e kanë humbur jetën në një zjarr pyjor, i cili disa tani ditë po tërbohet në afërsi të qytetit Gatlinberg në shtetin federal amerikan, Tenesi, njoftuan mediat amerikane.

Një nga viktimat ka vdekur nga sulmi në zemër, duke ikur nga zjarri, deklaroi një përfaqësues i autoriteteve. Ai shtoi se 86 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve.

Mbi 1.000 ndërtesa janë djegur ose janë dëmtuar dhe po vazhdon kërkimi pas viktimave tjerë eventualë.

Guvernatori i Tenesit, Bill Haslam deklaroi se me telefon e kanë kërkuar presidenti Barak Obama dhe shefi i sapozgjedhur i vendit, Donald Tramp.

Agjencia për gjendje të jashtëzakonshme paralajmëroi se Tenesi edhe më tej është nën kërcënim nga zjarre të reja për shkak të thatësirave që po zgjatin edhe më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button