Miniera “Toranica” e ristarton prodhimin

Miniera për plumb dhe zink “Toranica” nga Kriva Pallanka sërish fillon me punë. Rifillimi i kapacitetit minator do të shënohet sot me një ngjarje simbolike në komunë, në bashkëpunim me koncesionerin e ri,  kompaninë bullgare “Minstroj”.

Për rifillimin “Minstroj” në Maqedoni e themeloi firmën “Blumak 2016”, e cila mori leje për eksploatim të plumbit dhe zinkut. Në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë, “Blumak 2016” në gusht të këtij viti e regjistroi prodhimin edhe në minierën “Zletovë” në Probishtip.

“Minstroj” do t’i menaxhojë “Zletovën” dhe “Toranicën” për koncesion vjetor prej dy milionë euro. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, koncesioneri paralajmëroi se do t’i kthejë në punë rreth 100 të punësuarit në dy miniera, me të cilat paraprakisht menaxhonte kompania “Indo minerali”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button