Shqipëri: Beteja për audiencë e tre krerëve të politikës, ja kush triumfoi (Foto)

Mbrëmja e djeshme, ndërsa në Kuvend shqyrtohej për mbi 15 orë buxheti i vitit 2017, në ekranet televizive ishin të pranishëm tre liderët politikë, shkruan syri.net.

Dhe mes tyre është zhvilluar edhe një “luftë” në distancë se kush do të thithte më tepër audiencë.

Nga të dhënat e paraqitura në mënyrë grafike, rezulton se kreu i PD Lulzim Basha ka qenë i zgjedhuri i publikut shqiptar për t’u dëgjuar, duke mundur kështu rivalin e tij politik Edi Rama.

Përkatësisht, Basha ka arritur të ndiqet në emisionin “Opinion” nga rreth 25% e audiencës, kundrej kryeministrit Rama në “Top Story” i cili arriti të thithë vetëm 14% të audiencës.

Po kështu, me interes është ndjekur edhe kryeparlamentari Ilir Meta i cili, në momente të caktuara të orarit televizi, ka arritur të jetë më i ndjekur edhe se kryeministri Rama. Kryeparlamentari ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24.

121480631591_1480669394-1417652

4361480631594_1480669412-7573874

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button