Antikorrupsioni kërkon hetime për ministrin Spasovski

Pas parashtresave të ngritura nga VMRO DPMNE kundër LSDM-së për shkeljen e Kodit Zgjedhor, anti-korrupsioni thirri seancë urgjente publike, dukuri kjo e rrallë për funksionimin e tyre, transmeton Alsat-M.

Ata kërkuan që prokurori publik Marko Zvërlevski të ngitë hetim kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, për të cilin shkresë ngriti zv/ministri plotësues, Oliver Andonov. Ky i fundit është ankuar se Spasovski ka shkelur Kodin Zgjedhor me risistemimet që i ka bërë në MPB, pas shpalljes së zgjedhjeve.

“Ekziston dyshim i bazuar se pohimet nga kallëzimi janë të bazuara dhe Komisionit ia propozoj këtë konkluzë: të kërkohet nga Prokuroria Publike Themelore Shkup që të merr masa për verifikimin e pohimeve”, tha Farije Aliu, Anëtare e KSHPK-së. Komisioni kundër korrupsionit i bën thirrje Marko Zvërlevskit që të veprojë edhe në një rast, ku përsëri kundër LSDM-së ankohet VMRO-DPMNE. Në këtë shkresë pohohet se resurset e komunës së Kumanovës dhe ndërmarrjes Komunale janë shfrytëzuar për qëllime partiake të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button