Erdogan: Turqia më nuk ka durim dhe energji të vrapojë pas Evropës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se kur Bashkimi Evropian do t’i përmbushë premtimet për liberalizimin e vizave dhe ndihmë humanitare dhe kur do të hapë kapitull të ri në negociatat për anëtarësim, Turqia madje atëherë do të tregojë vullnet të mirë nga ana e saj, shkruan MIA.

Erdogani, i cili foli para një grupi liderësh lokalë në pallatin presidencial në Ankara, theksoi se Turqia më nuk ka durim dhe energji të vrapojë pas Evropës.

Ai gjithashtu deklaroi se Ankaraja dëshiron të zhvillojë marrëdhënie politike dhe ekonomike me Rusinë, Iranin, Kinën dhe vendet nga Azia Qendrore në nivel më të lartë.

Ai shtoi se megjithatë marrëdhëniet e mira me Lindjen, nuk janë alternativë në marrëdhëniet me Perëndimin dhe e kundërta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button