Gruevski: Me projektin “Zona të zhvilluara rurale” do të ulet papunësia

Vendbanimet nga komuna e Krivogashtanit do të jenë pjesë nga projekti “Zona të zhvilluara rurale” me të cilat parashikohen lirime tatimore dhe lirime të tjera, si ndihmë financiare për personat të cilët duan të hapin biznes në zonat rurale, shkruan MIA.

Këtë e theksoi sot në tubimin me qytetarët kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruveski i cili e prezantoi programin “Realisht” të kësaj partie dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Projekti “Zona të zhvilluara rurale”, siç tha Gruevski, i përfshin fshatrat Borotino, Vogjani, Kisha e Bardhë, Pashinoruvaci, Obrishani, Podvis, Sllavej, Vërbjani, Godivej, Krueshani, Korenica dhe Krivogashtanin.

Ai u bëri thirrje banorëve të Krivogashtanit në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet më 11 dhjetor dhe ta japin votën e tyre për vete dhe për familjen e tyre, dhe siç tha, për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button