Pa energji elektrike të premten një pjesë e më shumë komunave në Shkup

Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e komunave Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Shuto Orizare, Kisella Vodë dhe Saraj, siç njoftojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit ndërprerja është për shkak investimeve në elektrosistem.

Prej orës 8 deri në orën 9 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të fshatit Vollkovë, ndërsa prej orës 8:40 deri në orën 14 do të jenë konsumatorët e fshatrave Katllanovë, Bllacë, Badar dhe të lagjes Totinc në komunën e Petrovecit.

Në periudhën prej orës 8:45 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Straçincë, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12 një pjesë e konsumatërove të rrugëve “Guadalhara” dhe “Indira Gandi” – rruga drejt fshatit Orizare.

Prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e locuar në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” nr. 187, 189 dhe 191 si dhe konsumatorët e rrugës “Skupi” – nënrurgët nr.3a dhe nr.5a. Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 10:30 do të jenë konsumatorët e Vollkovës dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Peklan”, “Sharplaninkska”, “Anton Keckarov” dhe “Toronto” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 14 do të jenë konsumatorët e fshatrave Matka e Epërme dhe e Poshtme, rruga te pompa e benzinës Bis Oil, objekti i pompës së benzinës Bis Oil, fshati Shishevë, nënrrugët “20” në fshatin Saraj, objekti i kompanisë “Adrius” dhe konsumatorët e fshatit Gllumovë në komunën e Sarajit, ndërsa prej orës 11 deri në orën 12 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Nikolla Pushkarov”, “Heraklea”, “Vëllezërit Çakrev”, “Arsenie Jovkov”, “Gjorçe Petrov” prej nr. 90 deri në nr. 124, “Dubrovniçka” dhe “Depa Kavaeva” në komunën e Gjorçe Petrov.

Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Znepole” dhe “Gjorçe Petrov” prej nr.45 deri në nr. 80 në komunë Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 14 deri në orën 15 do të jenë konsumatorët e rrugëve “3” dhe “51” në lagjen e Oborri ekonomik në komunën Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button