UNAID : Deri në vitin 2030 epidemia e HIV/AIDS mund të parandalohet

Epidemia e HIV/AIDS deri në vitin 2030 mund të ndalet,  ndërsa  para se gjithash do të varet nga ajo nëse gratë e reja do të arrijnë të mbrohen nga virusi, publikoi sot UNAID me rastin e Ditës botërore të luftës kundër sidës.

Javën e kaluar KB-ja shpalli sukses në luftën kundër asaj sëmundje të sistemit imunitar.

Sipas UNAIDS, pothuajse çdo i dyti prej gjithsej 36,7 të infektuarve janë në mjekim. Kjo është për rreth tre milion njerëz më shumë se sa para dy viteve. Vetëm në vitin e parë të këtij viti mjekim kanë filluar një milion njerëz.

Sipas shefes së UNAIDS, Mishell Sidibe, mundësia për parandalim dhe shërim të HIV/AIDS  asnjëherë nuk ka qenë aq e mirë si sot.

Në Afrikën jugore nga Sahara, në vitin 2015 ka pasur më shumë se 25 milion të infektuar me virusin prej të cilëve vitin e njejtë kanë vdekur rreth gjysmë milion.

Në nivel botëror, më pak se 30 për qind e grave të infektuara virusin e bartin te fëmijët e tyre. Parakusht është të shfrytëzohen ilaçet antiretrovirusale.

Grupi më i rrezikshëm janë gratë e reja të moshës mes 15 dhe 24 vjet. Vitin e kaluar në botë me atë virus janë infektuar rreth 7.500 gra në javë. Më së shpeshti  të infektuara në Afrikën jugore ishin vajzat e moshës mes 15 dhe 19 vjet, rreth 90 për qind.

Vitin e kaluar 17 për qind e të infektuarve të rritur me HIV kanë pasur mbi 50 vjet. Në shtetet industriale, 31 për qind. Për atë kanë kontribuuar format e reja të përmirësuara të terapisë. UNAIDS vlerësojnë se grupi i pleqve 50+ në të ardhmen do të rritet për 47 për qind dhe se deri në vitin 2020 rreth 30 milion të infektuar do të marrin terapi adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button