Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Bogovinë, Negotinë, Debresh dhe Çegran

Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në fshatrat e Pollogut, në Bogovinë, Negotinë, Debresh dhe Çegran.

Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin dy liderët e Aleancës, Vesel Memedi dhe Ziadin Sela, ndërsa në Çegran prezent ishte edhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Tetovës, Arta Toçi, Agon Ferati, si dhe nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili dhe Diana Emri.

Në fjalën e tij të rastit para banorëve të Bogovinës, Negotinës, Debreshit si dhe Çegranit, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se shqiptarët në Ballkanin perëndimorë ndodhen para sfidave të mëdha të ballafaqimit kundër projekteve të mëdha antikombëtare dhe antifetare që janë hartuar nga kuzhina të ndryshme të rrethit më të afërt, por edhe më të largët, dhe për këtë arsye kërkohet vigjilencë dhe maturi e jashtëzakonshme nga ana e shqiptarëve të këtij vendi.

“Shumë shtete dhe grupacione të ndryshme destruktive, nëpërmes organizatave të ndryshme humanitare dhe fetare po tentojnë të blejnë ndikimin në Ballkanin perëndimor, dhe për këtë arsye duhet demaskuar të gjitha figurat që sot e kësaj dite po strehohen në emër të logos partiake dhe liderëve të ndryshëm partiak. Për këtë arsye, Aleanca për shqiptarët ka bë një bashkim të tri forcave politike me qëllim që ballafaqimi kundër këtyre tendencave të jetë më i lehtë. Mirëpo ky ballafaqim kërkon mobilizim edhe më të madh të forcave demokratike sepse ballafaqimi me këtë ideologji dhe filozofi të veprimit nuk është edhe aq e lehtë”, tha Memedi.

Kanditatët për deputet theksuan se janë rreshtuar prapa familjes së Aleancës për shqiptarët, sepse një bashkëpunim i kësaj natyre i tri subjekteve politike ndodh për herë të parë dhe do të japin maksimumin nga vetja të përfaqësojnë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët thanë se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se duhet të na testoni me këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë do të kuptoni konsistencën tonë me fjalët që i themi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button