Aksident në ambientin e Qendrës Klinike, një person ndërron jetë

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në parkingun e Klinikës së Stomatologjisë në Qendrën Klinike në Shkup.

Siç kumtoi policia, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 9.10 minuta kur një makinë “Golf”, drejtuar nga M.K. (62) nga Shtipi është përplasur në pesë makina të parkuara.

M.K duke e drejtuar automjetin në një moment është ndjerë keq. Shtipjani ka vdekur derisa i kanë dhënë ndihmë mjekësore dhe e kanë transferuar në Qendrën Urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button