Aleanca për Shqiptarët prezantoi platformën politike në malësinë e Gostivarit

Aleanca për Shqiptarët vizitoi dhe prezantoi platformën e saj në malësinë e Gostivarit, Patalishtin, Tërnovën, Sërmnovën, si dhe fshatrat e rrethit të Gostivarit Llakavicën, Turçanin e madh së bashku me Llapushnikun, si dhe Turçanin e vogël. Në prezantimin e platformës të Aleancës për shqiptarët i pranishëm ishte njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Gostivarit, Afërdita Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili, Nexhibe Selimi dhe Dijana Emri.

Në fjalën e tij të rastit para banorëve të këtyre fshatrave, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se shqiptarët duhet të përgatiten për një revolucion kognitiv që nënkupton ndryshim të tërësishëm të skemave dhe modeleve mentale që, sipas tij, secili prej qytetarëve i kanë krijuar nëpërmes informatave dhe njohurive që u janë servuar për 25 vite nga figura të ndryshme publike dhe institucione të ndryshme të këtij vendi.

“Maqedonia ndodhet përballë lëvizjeve dramatike dhe për këtë arsye kërkohet përgatitje të jashtëzakonshme të një revolucioni kognitiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund më lehtë të adaptoheni me të vërtetën e organizimit politik të shqiptarëve që nga pavarësimi e deri më sot. Mendja e shëndoshë do të tronditet kur do të kuptoj se pas cilit imam kombëtarë dhe fetarë është lidhur gjatë kësaj periudhe kohore të organizimit politik dhe shoqërorë të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët e këtij vendi, detyrimisht kanë nevojë për një revolucion kognitiv dhe kjo duhet të bëhet me përgatitje adekuate graduale, me qëllim që mos të ketë tronditje të mëdha”, theksoi mes tjerash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi.

Kandidatët për deputet theksuan se “Aleanca për shqiptarët përbëhet nga një gjeneratë e re që kanë tërësisht një mendim ndryshe të organizimit politik dhe kur rreth vetes kanë tri lider të Aleancës për shqiptarët atëherë ky moment na motivon dukshëm që të japim maksimumin nga vetja të përfaqësojmë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por së pari duhet të jemi të testuar për këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë të analizoni performancën tonë me fjalët që i themi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button