Rëndë është lënduar një këmbësor në Shkup “karrotreci” ka larguar 84 automjete

Një këmbësor u lëndua rëndë, ndërsa edhe një person tjetër ka marrë lëndime më të lehta në dy prej 12 aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit në Shkup. Dhjetë aksidente janë vetëm me dëm të shkaktuar material.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, policia e komunikacionit, ka sanksionuar tre vozitës nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë pa patentë shoferi, përkatësisht automjete të parregjistruara, si dhe nëntë shoferë të cilët gjatë ngasjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë  ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe 58 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, gjatë ditës së djeshme  janë larguar 84 automjete  të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal  të komunikacionit të këmbësorëve, si dhe atë motorik.

Në suaza të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt në SHF “Pestaloci” në komunën Qendër.

Sot do të mbahet aksioni i 17-të “Dita e drurit-mbille të ardhmen tënde”. Nga policia e komunikacionit paralajmërojnë se do të ndërmeren masa  për zhvillim të sigurtë  të komunikacionit dhe realizim të suksesshëm të aksionit. Në destinacionet e nisjes dhe përfundimtare do të vendosen nëpunësit policor ndërsa veçanërisht në lokacionet në të cilat pritet intensitet i rritur i komunikacionit.

Nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht deri te shoferët, t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të sillen në mënyrë toleruese me çka vetë do të kontribuojnë për zhvillim të suksesshëm të aksionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button