Senati kolumbian e miratoi marrëveshjen e re paqësore me FARK

Senati kolumbian mbrëmë e miratoi marrëveshjen paqësore, e cila është nënshkruar më 24 nëntor midis Qeverisë së presidentit Huan Manuel Santos dhe kryengritësve të Forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARK).

Dokumenti prej rreth 300 faqesh u miratua me 75 vota “për” dhe asnjë kundër, konfirmoi sekretariati i Senatit, transmeton MIA.

Pritet teksti i marrëveshjes të votohet edhe nga deputetët e Dhomës përfaqësuese, me ç’rast do të vërtetohet përfundimisht.

Marrëveshja ka për qëllim t’i japë fund konfliktit të armatosur 50-vjeçar midis autoriteteve në Bogota dhe kryengritësve të FARK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button