Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe më ftohtë. Do të fryjë  erë mesatare deri e përforcuar veriore. Paradite në pjesët perëndimore malore do të bie borë e lehtë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri në minus dy gradë, ndërsa e ditës prej minus dy deri në pesë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të përkohshme herë pas here veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre, ndërsa e ditës do të arrijë deri tre gradë Celsius.

Pason periudhë e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, sidomos të enjten kur në vendet më të larta do të lëshohen edhe nën minus 10 gradë. Temperaturat ditore deri të premten do të jenë në rritje të lehtë. Të premten dhe të dielën do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button