5 problemet e çdo lidhjeje të cilat nuk do të ekzistonin po të mos ishin…

Edhe pse era digjitale na ka lehtësuar shumë gjëra, sidoqoftë i ka komplikuar lidhjet e dashurisë. Po të mos ekzistonin mediat sociale edhe këto problemet nuk do të kishin ekzistuar.

1.A e keni statusin në Facebook “In relationship”?

Nëse statusin tuaj në Facebook nuk e keni ndryshuar fare, a jeni në fakt në një lidhje të vërtetë? Po normalisht që jeni. Lidhjen tuaj nuk duhet ta nënçmoni nëse nuk e keni shfaqur në faqet ‘cool’ të internetit. Duhet të kujdeseni për njëri- tjetërin e jo për atë se a e dinë të tjerët që ju jeni në lidhje. Nëse të dy keni besim tek njëri – tjetri dhe jeni të sigurtë ne lidhjen tuaj, statusi në internet nuk ka aspak rëndësi.

2.A jeni në fotografinë e profilit të tij?

Nëse partneri juaj nuk ka vënduar në profilin e tij ndonjë fotografi me ju, me siguri që ju mendoni se nuk ju do mjaftueshëm. Gabim! Mos u ndjeni sikur nuk jeni e dëshiruar aq sa duhet për shkak të një fotografie. Partneri juaj me siguri e ka zgjedhur atë foto sepse duket bukur në të dhe me siguri as që i shkon ndër mend se kjo gjë është aq e rëndësishme për ju. Nëse është me rëndësi, atëherë flisni me të. Nëse ka konsideratë për ju, me siguri që do të ndryshojë diçka.

3.A i bën “like” fotot tuaja?

A nuk është më me rëndësi që t’ju “like” juve se sa fotografitë tuaja? Ato janë vetëm numër- kjo gjë nuk tregon se sa rëndësi keni ju për të. Sa më shpejt ta kuptoini këtë gjë aq më mirë për ju.

4.A ia pëlqejnë ish partneret fotografitë e tij?

Kur ndonjë partner i mëparshëm do ta pëlqejë një fotografi tuajën në ndonjë aheng ku dukeni shumë mirë, pa tjetër se partneri juaj do të ndjejë një farë xhelozie. Xhelozia e vogël është e shëndetshme për lidhjen, e përveç kësaj nuk mund ta kontrolloni se kush ua pëlqen fotografitë. Nëse ish partnerët ju pëlqejnë ndonjë foto tuajën, në ditët e sotme është një mënyrë flirti vizuel, këtë gjë e dini shumë mirë ju dhe partneri juaj.

5.Përse ju ka larguar nga fotografia?

Oh, kjo ndoshta është lëndimi më i madh në botën digjitale. Kur partneri juaj do t’ju largojë nga ndonjë fotografi është njëlloj sikur ju largon nga jeta e tij. Këtu ndoshta keni të drejtë të pyesni përse e ka bërë një gjë të tillë. Përse dikush do ta kishte rregulluar fotografinë në atë mënyrë që ju të mos jeni në të? Ndoshta ka ndonjë arsye të mirë për këtë, ose ndoshta mundohet t’ju thotë diçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button