Holandë, deputetët e Dhomës së Ulët miratojnë ndalesën e mbajtjes së perçes

Deputetët e Dhomës së Ulët në Parlamentin e Holandës kanë miratuar një përkufizim të “veshjes për mbulim të fytyrës” përfshirë veshjet islame perçe dhe burka, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji i miratuar të martën nga shumica në Dhomën e Ulët me 150 ulëse tani do të duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit para se të shndërrohet në ligj.

Anketat flasin se vetëm disa qindra gra në Holandë mbajnë perçe, ose mbulesë të plotë të fytyrës, mirëpo qeveritë e njëpasnjëshme kanë tentuar ta ndalojnë veshjen duke ndjekur modelin e shteteve tjera evropiane siç janë Franca dhe Belgjika.

Propozimi holandez të cilin qeveria e përshkruan “neutral ndaj fesë” nuk shkon në ndalesë të skajshme siç është rasti në shtetet e lartpërmendura.

Kjo ndalesë ka të bëjë në trasportin publik, insitucionet arsimore, institucionet shëndetësore si dhe ndërtesat qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button