Der Standard për Kurc: Propagandë për parti të kontestuar qeveritare

Me titull: “Kurc po bën propagandë për parti të kontestuar qeveritare”, gazeta më e shitur në Austri Der Standard ka publikuar tekst ku kritikon ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastijan Kurc për praninë e tij dhe paraqitjen në fushatën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Vizitë për falënderim të vonshëm ndaj Maqedonisë për mbylljen e kufijve”, shkruan gazetari Adelheid Volfl.

“Vendi, vite më parë, po udhëhiqej nga VMRO-DPMNE dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski në drejtim autoritar. Vitin e kaluar janë publikuar biseda të përgjuara, për atë se si “sistemi i Gruevskit” e suspendon sundimin e ligjit, kryen presion ndaj mediave, administratës, falsifikon zgjedhje dhe instrumentalizon strukturat e sigurisë kundër të tjerëve që mendojnë ndryshe”, shkruan Der Standard.

Në tekst citohet edhe qëndrimi i profesorit universitar Florian Biber, për Kurc:

“Po mbroni një autoritar “mbrojtës të regjimit”! Turp!, tha eksperti për Europën Juglindore Biber./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button