Politikanët evropian kritikojnë Kurcin për mbështetjen e VMRO DPMNE-së

Ish shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda shprehi keqardhje për pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë austriake Sebastian Kurc në mitingun parazgjedhore të VMRO DPMNE-së në Shkup.

“Është koha që Maqedonia të bëj hapa përpara në vlerat evropiane. Për këtë, është për të ardhur keq që ministri Kurc i mbështeti ata që janë përgjegjës për situatën e rëndë në të cilën gjendet shteti” thuhet në njoftimin e Svobodës.

Ai vlerësoi se Maqedonisë i duhen zgjedhje të lira, pa ndikim nga ministra apo qeveri të huaja.

Drejtori i Qendrës për studime për Evropën Juglindore pranë universitetit në Grac, Florian Biber për gazetën austriake “Standard” deklaroi se Austria “mbështet gardianin autoritar të kapisë”.

Ministria e jashtme e Austrisë deklaroi se Kurc në miting ka marrë pjesë jo si përfaqësues i diplomacisë, por si përfaqësues i Partisë Evropiane Popullore, anëtarë e së cilës është Partia Popullore e Austrisë si dhe VMRO DPMNE.

Ministria shton se gjendja në Maqedoni s’mund të vëzhgohet njëanshëm, por se është e domosdoshme VMRO DPMNE dhe LSDM të ndërmarrim reforma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button