Një banor i Ladorishtit humbi jetën në aksident në afërsi të fshatit

Një person e humbi jetën në aksident të rëndë mbrëmë në orën 20:30 që ndodhi në rrugën magjistrale Strugë-Qafethanë në afërsi të fshatit Ladorisht.

Nga lëndimet e marra, ashtu siç kumtoi sot SPB Ohër, në vendin e ngjarjes ka vdekur Elvan. A (69) nga fshati Ladorisht të Strugës. Vdekja e tij, në vendin e ngjarjes është konstatuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.

“Aksidenti ka ndodhur  tani kur i vdekuri, nëpërmjet rrugës magjistrale në drejtim nga Struga drejt Qafethanës, e ka ngasur automjetin motorik “Pezho” me targa të Strugës. Në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Ladorisht, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme ndaj kushteve dhe gjendjeve në rrugë, tani i vdekuri e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës, ka dalur jashtë rrugës dhe ka goditur në një dru”, informon zëdhënësi i SPB-së  Ohër Stefan Dimoski.

Në vendin e aksidentit, sipas autorizimit të prokurorit publik, kontroll kanë kryer ekipet policore nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor – Strugë. Sipas urdhrit të prokurorit publik, automjeti motorik “Pezho”, është marrë për kontroll të mëtutjeshëm teknik.

Kjo është fatkeqësia e dytë me viktima vetëm për një 24 orësh në Strugë. Një banor 38 vjeçar i Strugës pardje në mbrëmje e humbi jetën në aksident në rrugën magjistrale Strugë-Qafethanë në afërsi të fshatit Mali Vlaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button