Hoxha: Hetimet për rastin e Deharit po vazhdojnë, mos ndërhyni në punën tonë

Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka thënë se hetimet janë duke vazhduar për rastin e Astrit Deharit dhe hetuesit po kryejnë intervista gjatë gjithë kohës, shkruan gazeta Zëri.

“Hetimet janë duke vazhduar edhe për rastin e Deharit. Jemi duke i pritur disa ekspertiza, por hetuesit janë duke kryer intervista gjatë gjithë kohës”.

Hoxha i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se në rastin e Deharit kanë qenë “të vëmendshëm dhe nuk do t’i arsyetohen askujt”.

“Ne në rastin e Deharit kemi qenë të vëmendshëm, ne nuk kemi nevojë të arsyetohemi para askujt – por do t’i kryejmë puntë tona si duhet”.

“Konsideroj se nuk duhet të ndërhyjnë në punën tonë, ne nuk po ndërhyjmë në punën e askujt dhe ne duhet ta bëjmë punën tonë”.

“Me profesionalizëm e kemi filluar ta hetojmë këtë rast dhe ashtu do ta përfundojmë”.

“Për momentin nuk ka prova të reja. Po ju garantoj se kemi bërë një punë mjaft profesionale me të gjitha institucionet dhe duhet tërhiqet çdo dilemë në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button