ARMATA E HAMBURGERISTËVE

“Varfëria është forma më e keqe e dhunës.” Kjo formë dhune ka disa vite që aplikohet në vendin tonë. Perëndimorët e kanë të qartë, se epitetin lider mund ta mbajë vetëm një personalitet i kompletuar, një njeri me moral, një njeri i guximshëm që e lufton korrupsionin, një njeri besatar, një njeri që bashkëvuan me popullin e tij dhe që siguria e mirëqenia e popullit të tij ka më shumë vlerë sesa kolltuku i ofruar dhe mirëqenia personale.

Varfëria e ul peshën e fjalës së intelektualit. Kjo shprehje ka vite që i prek klasat intelektuale në vend. Fatkeqësisht, deri aty ka bastarduar puna, saqë një individi me nivelin më të ulët të dinjitetit kombëtar i bëhet më tepër respekt sesa profesorëve universitarë, akademikëve, doktorëve, mësuesve, edukatorëve, shkencëtarëve, e intelektualëve.

Por si mund të lejojë një shoqëri që të vjen deri në atë pikë të dëshpërimit sa që të zgjedh që ta udhëheqin njerëz të këtij kalibri që nga niveli intelektual që janë shumë më poshtë se mesatarja. Njerëz që pasurimin e tyre po e bëjnë mbi supet e këtij populli të stërlodhur , e njerëz të cilët përveç pasurisë personale nuk ju intereson asgjë tjetër. Ekzistenca bënte edhe hekurin të zbutej e të bëhej më i butë se pambuku.

Gjatë udhëheqjes së pushtetit të deritanishëm, ky popull ka parë vetëm vuajtje e padrejtësi të skajshme. Shembujt janë të panumërta, e që të gjitha mbahen mend. Por si nuk u mbajt mend një vepër për të cilën shqiptari hallexhi do ti lavdëronte. Vështirë të gjendet një i tillë edhe po ta kërkosh nga Kumanova e deri në Strugë. Premtimet e tyre shndërrohen në arsyetim se pse nuk janë realizuar ato.

Kur them se këto pushtete ngjajnë më shumë me pushtime, kam bindjen e thellë se edhe intelektuali shqiptar edhe ai maqedon, por edhe ai turk e rom, ndajnë të njëjtin fat. Varfëria në të cilën i kanë përplasur qeveritë e mëparshme, nuk u jep mundësinë as të ankohen, e lere më të flasin apo të shprehin mendimin e tyre. Jo se kanë ku ta shprehin atë mendim. Bllokada që bëjnë mediumet kundrejt fjalës së lirë të këtij populli, të cilët peshohen me paratë e po të këtij populli, janë tregues se një fuqi më e madhe i ka pushtuar ato dhe ne, ndërsa ndryshimi mund të jetë vetëm për të keq.

Por a vlen fakti se ajo parti që ka më shumë para, do të del fitues në zgjedhje? Në fund të fundit prej ku i morën ato parti ato para? Imagjinoni arroganca nuk ka fund. Me paratë e popullit u paguajnë njerëzve nga një hamburger, e shëtisin si bagëti lart e poshtë, e në fund ata ua japin votën që edhe një mandat ata njerëz ti komandojnë e të bëjnë çka tu dojë qejfi me ta.

Mahatma Gandi dikur pat thënë se: “Varfëria është forma më e keqe e dhunës.” Kjo formë dhune ka disa vite që aplikohet në vendin tonë. Paga qesharake dhe presion e kushtëzime të pafund. Nuk ka institucion shtetëror apo institucion edukativo-arsimor ku punëtorët të mos e ndjejnë presionin që u krijojnë vasalët e tyre, duke i kushtëzuar me numrin e votave që duhet ti sigurojë çdo njëri. A thua se ato paga që punëtori i thjeshtë i merr në atë institucion janë paratë e Partisë, të cilës ai duhet ti përulet, familjarisht madje?

Të gjithë jemi dëshmitarë të një gjendje alarmante e cila duhet ndryshuar, të paktën për të mirën e fëmijëve tanë – gjeneratave të reja, sepse po vazhdoi kështu, ka vetëm dy opsione: që fëmijët tanë të trashëgojnë barrën e rëndë të feudalëve dhe kërbaçin e tyre duke u shndërruar ata në “armatën e hambugeristëve”, ose të ikin e ta lëshojnë përgjithmonë këtë vend.

Që kur filloi kriza e refugjatëve të cilët në forma masive filluan ta lëshojnë vendin tonë, ambasadat mike, filluan të ngrenë alarmin se diçka duhet ndryshuar. Ky popull ose do të duhet të ndryshojë gjendjen e vetë, ose me vetë dëshirë të shpallet i “pushtuar” e i “robëruar”.

Perëndimorët e kanë të qartë, se epitetin lider mund ta mbajë vetëm një personalitet i kompletuar, një njeri me moral, një njeri i guximshëm që e lufton korrupsionin, një njeri besatar, një njeri që bashkëvuan me popullin e tij dhe që siguria e mirëqenia e popullit të tij ka më shumë vlerë sesa kolltuku i ofruar dhe mirëqenia personale.

Ky popull siç ka ditur t’ju vlerësojë, do të din edhe t’ju dënojë. Ndërsa ne që besojmë në vetëdijen e kombit tanë, i kemi shumë të qarta porositë e Gandit: “Në fillim do t’ju injorojnë, pastaj do t’ju qeshin, pastaj do t’ju luftojnë, pot në fund do të fitoni”. E ajo fitore nuk është dhe aq e rëndë, kur përballë kemi njerëz të korruptuar e me moral të nëpërkëmbur, që janë dëshmuar në tradhtitë kundrejt popullit të tyre dhe që kanë dështuar ta mbrojnë atë në të gjitha format.

Por besoj se populli shqiptar në momentin e duhur do të vendosë për ardhmërinë e fëmijëve të vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button