Tramp u kërcënua me fund të normalizimit të raporteve mes SHBA-së dhe Kubës

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp u kërcënua se do t’i japë fund normalizimit të raporteve mes SHBA-së dhe Kubës, nëse Havana nuk bën lëshime.

“Nëse Kuba nuk dëshiron kushte më të mira për popullin kubanez, për amerikanët me origjinë kubaneze dhe për SHBA-në në tërësi, do t’i prishim marrëveshjet”, ka shkruar Tramp në Tuiter, transmeton MIA.

Ai ka kërkuar orvatje më të mëdha nga ana e autoriteteve kubaneze në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe hapje më të madhe të ekonomisë kubaneze. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button