Lady Gaga flet për arsyet e ndarjes me të fejuarin Taylor Kinney

Lady Gaga është ndarë nga i fejuari Taylor Kinney në korrik, pasi shkroi një status ku fliste për ndarjen. Megjithatë asnjë shpjegim nuk ka dhënë më vonë, derisa dha një intervistë për CBS Sunday Morning, ku përmendi arsyet pse historia e tyre mbaroi, shkruan RevistaClass.

“Unë mendoj që gratë dashurojnë shumë fort. Ne i duam burrat. Ne duam me gjithçka kemi. Dhe ndonjëherë unë nuk e di në ajo dashuri ka tipin e dinjitetit që ne do donim të kishte. Ne nuk mundohemi t’ju bëjmë më pak burra. Ne thjesht duam të na doni aq thellë, gjithësisht, plotësisht sa ju duam ne”, ka thënë ajo.

Megjithatë ndarja mund të mos jetë përfundimtare, me sa kuptohet nga fotot që ajo ka postuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button