Përse Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino

Suksesi i Lady Gaga-s në filmin ‘A Star Is Born’ është i padiskutueshëm.

E në kulmin e famës së saj, Lady Gaga vendosi t’i jepte fund fejesës me Christian Carino, gjë që shkaktoi shumë reagime nga fansat e saj. Shumica nisi të mendonte se shkak për ndarjen e çiftit ishte një romancë e mundshme që thuhej se kishte nisur mes saj dhe Bradley Cooper por pasi u sqarua se mes saj dhe aktorit të njohur nuk kishte asgjë veçse aktrim, thuhet se arsyeja e vërtetë e ndarjes ishte fama e saj, shkruan Bordo.al. 

Sipas ‘UsWeekly’, Christian ishte duke e ndaluar Gaga-n të krijonte muzikë të përafërt me ‘Bad Romance’, ‘Telephone’ apo ‘Shallow’. Një burim është shprehur se ajo nuk mund të shkatërronte karrierën e saj në atë mënyrë, sidomos për një mashkull. “Ai nuk e trajtonte atë mirë në fundin e lidhjes. Ishte xheloz, përpiqej ta rregullonte atë dhe i shkruante shumë. As shoqëria e saj nuk e pëlqente”, ka shtuar burimi, duke zbuluar kështu se lidhjes së Gaga-s me Christian i kishte ardhur fundi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button