VMRO-DPMNE-së i pengon dygjuhësia por jo dhe shqipja në autobusët që mbart elektoratin (FOTO)

VMRO-DPMNE-së i pengon dygjuhësia në Maqedoni, por jo edhe t’i bartë simpatizantët e saj me autobus nga ndërmarrjet shqiptare, kështu komentojnë qytetarët në Twitter pasi që u publikuan disa fotografi të autobusëve dhe minibusëve të ndërmarrjeve shqiptare të cilat ishin parkuar pasi që i kishin sjellë simpatizuesit e VMRO-së për mitingun e mbrëmshëm në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Vllatko në shqip do të ishte Valon”, “pyes këtu se ku është dygjuhësia”, “Shiheni mitingun e djeshëm. VMRO është kundër federalizimit dhe por jo kundër letrës latine”, “çfarë dygjuhësie çfarë synetie, KENI MBARUAR”, janë disa nga komentet e qytetarëve, të cilët shprehen të habitur se si një parti e cila është kundër dygjuhësisë i bartë simpatizantët e saj me autobusë të ndërmarrjeve shqiptare.

Qytetarët kanë fotografuar autobusë dhe minibusë të ndërmarrjes “Bashkimi Tours” nga Tetova, “Doko Trans” nga Struga dhe “Gazmend Turist” nga Dibra.

Në mesin e muajit shtator, kreu i LSDM Zoran Zaev në një intervistë foli për shumë-gjuhësinë si perspektivë e Maqedonisë. Mediat pro qeveritare e interpretuan deklaratën e tij si thirrje për federalizim. Përfundimet e mediave pro qeveritare Zaev i mohoi dhe tha se retorika e tij s’kishte të bëjë me “dy gjuhësinë në tërë territorin”.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nëpër fjalimet tij gjatë periudhës parazgjedhore ka kërkuar 63 deputetë për t’i thënë “jo dygjuhësisë”.

LEXO: Gjuha shqipe duhej bërë zyrtare në Parlament, jo në fushata parazgjedhore

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe është një prej çështjeve që u aktualizuan edhe në këtë periudhë parazgjedhore. Madje, partia shqiptare në pushtet, BDI sërish betohet që do ta bëjë këtë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Në fakt, Kushtetuta dhe ligjet parashohin që pos gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e popullsisë së RM-së. Rrjedhimisht gjuha shqipe është zyrtare. Por kjo dispozitë është shpërfillur në praktikën e deritanishme.

f24a311ee7ef321f065d8104a893670f7f49c32ece3d5cbaa9pimgpsh_fullsize_distr

cytqrrzxaaaqxct

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button