Bejta: Nëse nuk ishte helmim, atëherë institucionet të thonë çfarë ishte?

“Simptomat e këtij helmimi i përjetova edhe vetë, nëse nuk kishte helmim atëherë  institucionet të thonë se çfarë ishte”, thotë Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaron për Portalb se nuk mjafton vetëm nxjerrja e rezultateve sipas të cilëve nuk ka helmim të nxënësve në shkollën ekonomike të Gostivarit.  Ai, kërkon nga institucionet e shtetit të ndriçojnë rastin e helmimit të nxënësve shqiptarë e cila ndodhën për herë të parë në Gostivar, por sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë më nxënësit shqiptarë në Maqedoni.

Bejta thotë se simptomat e këtij helmimi i përjetova edhe vetë, ndërkohë që ata nxënës të cilët ndien pasojat e këtij helmimi u dërguan në spital me simptoma shumë të qarta të djegies së syve dhe kollitjes. Ai thotë se një vajzë ende është e shtruar në spital, ndërkohë plasohen të dhëna se nuk ka pas helmim.

“Nëse nuk kishte helmim atëherë  institucionet të thonë se çfarë ishte”, thotë Bejta.

Drejtori i klinikës për toksikologji Andon Çibishev dhe ai i institutit për mjekësi ligjore Aleksej Duma deklaruan se analizat laboratorike dhe toksikologjike nuk kanë treguar ndikim negativ të ndonjë substance.

“Ne do ët vazhdojmë që të kërkohet përgjegjësi nga ata të cilët bënë këtë vepër dhe nuk do të ljojmë askënd që të luaji me fatin e fëmijëve shqiptarë”, thotë Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button