Humb jetën duke shkuar në miting të VMRO-së, trupin ia lënë në rrugë

Është nisur për në miting të VMRO-DPMNE-së me udhëtim të organizuar dhe ka humbur jetën, ndërkaq bashkudhëtarët e kanë lënë në rrugë trupin e tij të pajetë dhe kanë vazhduar për në Ohër, njofton Portalb.mk.

Duket e çuditshme, por kjo ka ndodhur në fshatin Kollari dhe është e vërtetë, thotë për “24Vesti” vëllai i 40 vjeçarit të ndjerë Sedad Asanovski.

Personi ka humbur jetën gjatë pauzës që e ka dhënë shoferi i autobusit, e ka goditur një veturë. Tanimë katër ditë nga vdekja e tij, familja tenton të kuptojë se çfarë saktë ka ndodhur të hënën dhe të njëjtët sqarojnë se askush nga përfaqësuesit e partive e as institucionet nuk kanë ardhur t’i pyesin për ngjarjen ose t’u japin ndonjë ndihmë.

“Atë batim një shok i tij e ka ftuar bashkë me disa persona tjerë që të shkojnë në miting në Ohër, ka vozitur autobus nga Shutka, nuk e di prej ku ka nisur. Kanë ndaluar në Strazhë dhe nuk e di se autobusi a ka qenë fajtor ose furgoni ka qenë i parkuar në vend jo të mirë. Ai ka kaluar ta kryej nevojën, ndërkaq furgoni e ka goditur dhe e ka lënë të vdekur në vend. Nga ana e pushtetit nuk ka ardhur askush që të na ngushëllojë. Kjo është turp”, thotë Bari Asanovski, vëllai i të ndjerit Sedat.

Nuk dihet as se sa kohë trupi i pajetë ka qëndruar në rrugë.

Asanovski sqaron se institucionet nga ata nuk kanë kërkuar as leje për autopsi, të cilën e kanë bërë. Kanë qenë në shok të vërtetë kur trupi i Sedatit është sjellë në shtëpinë e tyre, transmeton Portalb.

MPB në buletinin e tyre sqaroi për ngjarjen, por asgjë nuk ka treguar se për ku ka udhëtuar Asanovski dhe se në të vërtetë është bërë fjalë për udhëtim në grup.

“Rreth orës 18:00, në magjistralen Gostivar-Kërçovë ka ndodhur aksident komunikacioni ku N.S. (52) nga Tetova, duke udhëtuar me “Mercedes” me targa të Shkupit e ka goditur S.A. nga Shkupi. Nga fatkeqësia, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori, por nuk ka dhënë qëndrim. Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk janë të njoftuar me rastin, por nëse me të vërtetë është ashtu, kërkojnë nga MPB dhe Prokuroria Themelore Publike ta pastrojnë rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button