OJQ-të ia numërojnë kërkesat qeverisë së re

OJQ-të e vendit kërkojnë nga qeveria e re t’i implementojë reformat urgjente demokratike në sferën e financave publike dhe ekonomisë, gjyqësi, luftë kundër korrupsionit, media, administratë publike dhe arsim, njofton Portalb.mk.

OJQ-të kërkojnë që partitë politike pa kusht t’iu përkushtohen këtyre prioriteteve:

FINANCA PUBLIKE DHE EKONOMI:

Për shkak të disiplinës fiskale të shkatërruar, kërkojnë kthimin e disiplinës fiskale dhe vendosjen e transparencës fiskale.

GJYQËSORI:

Me qëllim që të sigurohet funksionim i pavarur të gjyqësisë dhe të kthehet besimi i qytetarëve, kërkojnë të sigurohen të gjitha kushtet ligjore dhe institucionale që të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale Publike dhe vazhdim të mandatit të saj. Në atë drejtim, kërkojnë formim të departamentit special gjyqësor, por edhe departament special në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT:

Për shkak të konstatimit të ndikimit politiko-partiak në punën e institucioneve kompetente për luftë kundër korrupsionit është e patjetërsueshme që deputetët të kërkojnë dorëheqje të anëtarëve të DSK-së, prokurorisë publike, Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik, si përgjegjësi morale për korrupsionin masiv në sektorët e tyre.

MEDIAT:

Për shkak të ekzistimit të presioneve politike dhe ekonomike, mediat dhe gazetaria tashmë nuk i shërben interesit publik dhe qytetarëve. Andaj OJQ-të kërkojnë që qeveria të ndalojë t’i shfrytëzojë si mjete për promovim politik dhe të ndalojnë të gjitha kërcënimet dhe presionet mbi gazetarët. Nga të gjitha partitë politike kërkojnë të angazhohen për reforma sistematike në sferën mediatike.

ADMINISTRATA PUBLIKE:

Të pamundësohet ndikimi i partive politike në punësimin dhe avancimin e të punësuarve në administratën publike, në mënyrë që të ndalohet klientelizmi dhe të ndahet shteti nga partia.

ARSIM:

Proceset për krijim dhe zbatim të reformave të ardhshme arsimore patjetër duhet të jenë transparente dhe përfshirëse. Ndryshimet e reja ligjore duhet të fokusohen në kualitet, në arsimin parimor dhe trajnimin e mësimdhënësve, ndalimin e ekspansionit të mëtutjeshëm të arsimit të lartë si dhe demokratizimin dhe avancimin e modeleve të shkollave të mesme dhe organizatat studentore./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button