KSHZ do të ndërrojë 3.480 vula të Komisioneve zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do t’i ndërrojë të gjitha vulat e mundshme në komisione. Bëhet fjalë për 3.480 që do të ndërrohen me të reja, vendim ky që u soll pasi që ishte konstatuar se mungojnë 47 vula nga Komuna e Butelit nga zgjedhjet paraprake, transmeton Portalb.

Disa anëtarë të KSHZ vlerësojnë se vulat nuk mund të keqpërdoren dhe se ndërrimi i vulave është harxhim shtesë.

“Nuk shohë asnjë logjikë. Këto vula nuk mund të keqpërdoren. Në fletëvotim vendoset vula e numrit të vendvotimit”, theksoi Bedredin Ibrahimi, nga KSHZ.

Në seancën e djeshme të KSHZ-së solli vendim se Shtëpia botuese “Kiro Dandaro” nga Manastiri duhet ta përgatitë materialin zgjedhor, si dhe Listën e zgjedhësve për 11 dhjetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button