BBC: A mundet Trampi të sjellë paqe në Lindjen e Afërt?

Presidenti i sapozgjedhur amerikan i SHBA-së, Donald Tramp, i cili për vete thotë se është “artist për negociata, do të përpiqet ta zgjidhë kaosin në Lindjen e Afërt, ku bisedimet janë më shumë se të nevojshme, vlerëson BBC.

Në Lindjen e Afërt dhe më gjerë pjesa më e madhe mendojnë për deklarata  e Trampit gjatë fushatës, në komentet e tij, intervistat pas zgjedhjeve dhe nominimet e para të anëtarëve të kabinetit të ri presidencial.

Analistët konsiderojnë se politika e tij e jashtme do të bazohet në impulse kontradiktore, por edhe se duhet t’i jepet kohë.

“Ai dëshiron të negociojë, kështu që do të ketë mjaft mundësi. Njeriu, i cili ka qëndruar në krye të fuqisë më të madhe botërore është mjaft i paparashikueshëm. Ai ose do të hapë hotel në Iran ose do të luftojë me Iranin”, vlerëson BBC, transmeton MIA.

Trampi do të përballet me numër të madh të “marrëveshjeve të komplikuara”, me të cilat me siguri do të përpiqet t’i zgjidhë luftën në Siri, konfliktin në Jemen, e sidomos Shtetin Islamik dhe grupet e ndërlidhura me Al Kaedën.

Sipas BBC-së, Tramp do të përpiqet të gjejë zgjidhje paqësore për përleshjet mes Izraelit dhe Palestinezëve, edhe pse testi i tij më i madh do të jetë zgjidhja e luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Tramp disa herë ka thënë se dëshiron raporte të mira me Moskën, si dhe me presidentin e Sirisë, Bashar al Asad, me qëllim që shkatërrohen grupacionet xhihadiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button