Punonjësit e “Jugohromit” nesër do të bllokojnë udhëkryqin tek Pallati gjyqësor

Sindikata e punëtorëve të kombinatit “Jugohrom” nesër do të organizojË marsh protestues kundër, siç thonë, fikjes së parregullt të furrave.

Protesta e qetë do të mbahet të enjten në Shkup, ku punëtorët për një orë resht do të bllokojnë udhëkryqin para Pallatit gjyqësor. Protesta do të filloj më ora 12.

Pas orës 13, punonjësit do të nisen drejt Inspektoratit të Ministrisë së ambientit jetësor, ku do të dorëzojnë letër proteste kundër fikjes së paarsyeshme të furrave të “Jugohromit”.

Para 11 ditëve, të punësuarit në “Jugohrom” bllokuan autostradën Tetovë- Shkup, tek pika e pagesës në Zhelinë. Ata kërkonin tërheqjen e vendimit të Inspektoratit të ambientit jetësor për fikjen e furrave të “Jugohromit”, marrjen e statusit të punëtorëve derisa të mos riaktivizohet fabrika dhe përshpejtimin e vendosjes së filtrave të kombinatit.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button