Pançevski: Në jetë e kam vjedhur vetëm një karrocë prej çerdhes

Kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, i ka hedhur poshtë akuzat se ka dosje krimi, të hapur që nga ditët e shkollës së mesme, njofton Portalb.mk.

“Më kujtohet në çerdhe njëherë pata vjedhur një karrocë. Ndoshta edhe ajo do të del në publik. Çfarë të them… budallallëku njerëzor nuk ka fund!”, thotë Pançevski në një deklaratë për “Fokus”.

Përndryshe, portali A1on, thotë se ekzistojnë dokumente për dosje kriminale të Pançevskit, sipas së cilës, kryetari i Gjykatës ka marrë pjesë në vjedhje rrugore, radio, megafona dhe resho. Sipas portalit, Pançevski, herën e fundit e ka plotësuar dosjen përpara  11 vjetëve, për veprën “dhunë”.

Në pyetjen për këtë vepër, Pançevski tha: Nuk kam ndërmend të komentojë veç e veç për çdo akuzë. Thash atë çfarë pata për të thënë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button