Miqve të mi që u duartrokasin antivlerave

Të nderuarit e mi, më dhimbseni dhe prandaj po ju shkruaj. Ethet elektorale kanë kapluar vendin tonë. Aktorët janë në skenë, e spektatorët e nderuar me dëshirë ose pa dëshirë, me telefonata e me kërcënime duhet të jenë në tribuna.  Ulërimat e aktorëve amator politik të cilët duke menduar se janë diçka, ata në fakt vetëm tregojnë fytyrat e tyre të vërteta që në realitet ata nuk janë asgjë, vetëm sa po shiten si të tillë, patriot të mëdhenj. Ky nivel i të bërit politik po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërish.

Me këto ulërima jemi mësuar tash e disa vjet ose më mirë thënë një dekadë e gjysmë gati, por duhet të pranojmë që “ulërima” e fundit ishte diçka më specifike, sepse paraqiti një mesazh të qartë të atyre që pretendojnë pushtetet me radhë edhe përskaj dështimeve që kanë pasur. Kjo ulurim e çuditshme dha mesazhin se në këto zgjedhje ashtu si edhe në të gjitha ciklet tjera zgjedhore nuk do të kemi platforma të mirëfillta por do të tentohet të përdoren tre shkronjat e arta të shqiptarëve për të marrë pushtetin, ashtu siç është bërë deri më tani.

Në mungesë të ideve dhe projekteve konkrete për zgjidhjen e problemeve që tash më sa vite i tangojn shqiptaret, më shpesh do të dëgjohen fjalët UÇK e KOMANDANT dhe atë pikërisht nga persona dhe individ të cilët as me njërën fjalë e as me tjetrën nuk kanë pasur lidhje asnjëherë përveç se që i kanë dëgjuar në lajme nga plazhet bregdetare që janë rrezitur në kohën kur janë themeluar dhe shkruar këta shkronja dhe kjo histori.

Ulëritësi i këtyre fjalëve duke menduar për veten se së është shumë i mençur dhe trim dhe duke menduar se populli do i gëlltit edhe njëherë “fodullëket” e tija ashtu siç bëri disa vite me parë u shpejtua dhe duke nxjerr disa ulërima të trishtueshme për fat të keq ia humbi edhe vlerën e fundit fjalës UÇK që i kishte mbetur. Kjo është tmerri më i madh. Si mund të lejohen që persona që s’kanë pasur lidhje me shkronjat e arta të shqiptarëve, UÇK dhe KOMANDANT të manipulojnë dhe ti përmendin ato, e në anën tjetër ata që e themeluan atë UÇK të ndritshme dhe ata KOMANDANT të vërtet sot i ke ose në varre ose në burgje, e ky “fodulli” që në atë kohë është rrezitur plazheve të ndryshme po gëzon benifitet e asaj lufte ?

Nga e gjithë kjo, më së shumti ndjej dhimbje për ata shok dhe miq që kanë qenë atë ditë prezent dhe kanë qenë të detyruar ti duartrokasin një ulërime të tillë.

Të nderuarit e mi, pse e bëtë këtë ? Unë e dijë që ju nuk jeni të tillë, unë ju njoh, i njoh vlerat e juaja dhe kam besim tek ju se një ditë do të pendoheni për këtë “krim” që i bëni intelektit tuaj njerëzorë dhe profesional. Si lejuat që një ulutirës i tillë të manipuloj me vlerat e juaja që janë shumë më të larta se sa të atij ulëritësi të pa mend ? Si e ndjetë veten në ato momente, a nuk ju kujtuan aspak sakrificat e juaja dhe të familjeve tuaja që kanë bërë që të ju shkollojnë juve, e ju me gjithë atë bagazh të rënduar intelektual dhe pa turp ishit në gjendje ti duartrokitni ulërimave të atij lloji dhe të ndjeheni krenar për atë që gjendeni në atë vend ? Unë e dijë që ju ndjeheni shumë keq sepse ju njoh dhe e dijë se shpirti juaj nuk është i tillë, ju keni gabuar, por ju them se ka ende kohë. Ju mundeni tu jepni fund këtyre ulërimave dhe këtyre poshtërimeve që ua bëjnë ata shumë lehtë dhe shumë qet, ju duhet guximi, guximi për të mbrojtur veten tuja dhe ata fëmijë që do leni pas. Unë nuk ju them hajdeni me mua, por ju them mos shkoni me ata sepse ju jeni shumë më të mirë se ata. E dijë që ndonjëri shok ose mik do më thotë që është në pyetje vendi i punës, arsyetim më i dëgjuar këto 14 vite. Po ju them të nderuarit e mi, se ato vende të punës që ju i keni nuk ua kanë dhënë ata, ju nuk ju keni borxh atyre asgjë, ju keni merituar, jeni shkolluar shumë më shumë se ata dhe prandaj ata vende të punës ju i meritoni më shumë se ata që meritojnë postet e tyre.

JU NUK VLENI SA NJË RROGË QË JU JAPIN ATA, JU VLENI SHUM MË SHUM SE SA MILIONAT E VJEDHURA PREJ TYRE !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button