Ozil kërcënon Bayernin

Pas Liverpoolit e ka radhën Bayerni! Me këtë deklaratë ka nisur intervistën për “Bild am Sonntag” fantazisti gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil.

Teksa e mbajti fjalën për hakmarrjen ndaj Liverpoolit në “FA Cup”, ku u kualifikuan në çerekfinale pas fitores 2:1, Ozil ka nisur të njëjtin kërcënim edhe për kampionët e Europës, të cilët do të zbresin të mërkurën në “Emirates” për të zhvilluar finalen e parë të 1/8-ave në Champions.

“Është një nga ëndrrat e mia absolute ta fitoj me Arsenalin ‘FA Cup’. Finalja e madhe në ‘Wembley’ ka për të qenë e jashtëzakonshme”, – deklaroi Ozil për emocionet dhe rëndësinë e ‘FA Cup’, duke shtuar për sfidën e së mërkurës ndaj Bayernit:
“Jam një tip që i adhuron të tilla sfida. Kam respekt të madh për Bayernin. Në krahasim me vitin e kaluar, ata janë përmirësuar së tepërmi. Por, ne nuk fshihemi dhe s’trembemi nga asnjë kundërshtar. Në dy ndeshje gjithçka është e mundur. Në të tilla finale ka të bëjë shumë forma në 90 minuta dhe skuadra jonë është përmirësuar së tepërmi në çdo aspekt”.-përfundoi intervistën fantazisti gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button